U vetëplagos dje me pistoletë, arrestohet për armëmbajtje pa leje i riu në Vlorë

U vetëplagos dje me pistoletë, arrestohet për armëmbajtje pa leje i riu në Vlorë

Një 37-vjeçar, i cili dje u vetëplagos me armë zjarri, është arrestuar nga policia për armëmbajtje pa leje. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra Skerdi Mehmetaj (Piperi). Mësohet se ai e ka pasur armën pa leje. Pasi u plagos, Mehmetaj ka shkuar në spital me një plagë në këmbë, ndërsa armën e kishte hedhur në makinë për ta fshehur nga policia. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, shtetasin S. M., 37 vjeç, banues në Selenicë, pasi ditën e djeshme, në ambientet e jashtme të një lokali në Vlorë, dyshohet se është vetëplagosur në kofshën e majtë, nga qitja...