77% tejkalim i lejes/ Prokuroria e Fierit çon në gjyq ndërtuesin, kryeinspektorin dhe ekspertin

77% tejkalim i lejes/ Prokuroria e Fierit çon në gjyq ndërtuesin, kryeinspektorin dhe ekspertin

prokuroria fier FIER- Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjyq tre persona, ndërtuesin, kryeinspektorin dhe eskepertin, për shkelje të rëndë ligjore për një ndërtim në lagjen “Kongresi” Bashkia Lushnje. Sipas asaj që bën me dije Prokuroria, shtetasi N.Q., ndërtuesi i objektit, akuzohet për "Ndërtim të paligjshëm" pasi realizoi punime që tejkalonin 77% të sipërfaqes së lejuar. Gjithashtu të akuzuar janë edhe Gj.M, kryeinspektor pranë Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) Bashkia Lushnje, për “Shpërdorim detyre”, pasi nuk kishte kryer kontrollin e duhur gjatë ndërtimit, duke lejuar tejkalimin e lejes së miratuar. Ndërsa eskperti E.S, akuzohet për “Ekspertim të rremë”, pasi dokumentet e ekspertimit nuk reflektonin sipërfaqen reale të ndërtimit. Njoftimi i Prokurorisë: Ndërtoi 77% më shumë se sa leja e miratuar, Prokuroria...