E rëndë/ Aksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, humbin jetën dy persona

E rëndë/ Aksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, humbin jetën dy persona

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ndodhi në orët e para të së martës në magjistralen Pejë-Prishtinë, në fshatin Zajm, njofton KosovaPress. Sipas Policisë së Kosovës, në aksident ishin të përfshirë një kamion, një kombi dhe një veturë me targa vendore. Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilëve e ka konstatuar ekipi mjekësor. Gjithashtu, dy persona të tjerë kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Pejës, ku po marrin trajtim mjekësor. “Në datën 23 shtator 2025, rreth orës 05:00, Policia është informuar për aksidentin në magjistralen Pejë-Prishtinë, në fshatin Zajm. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente të Njësitit Rajonal të Komunikacionit...