Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Shkoi i plagosur me armë zjarri në spital, policia i vë prangat 37-vjeçarit, si tentoi të fshihte ngjarjen
foto ilustruese VLORË- Policia e Vlorës ka vënë në pranga 37-vjeçarin Skerdi Mehmetaj alias Piperi, i cili u paraqit pasditen e djeshme në ambientet e spitalit, pasi ishte plagosur me armë zjarri. Mësohet se i riu është vetëplagosur me armë në ambientet e jashtme të një lokali, dhe për të fshehur ngjarjen e ka fshehur armën në një makinë që ishte parkuar në zonë. Ai është vënë në pranga nga Policia, nën akuzën e armëmbajtjes pa leje, ndërkohë që ka tentuar të fshehë ngjarjen, duke thënë se kishte mbetur i plagosur në makinën e tij. Pas plagosjes 37-vjeçari u paraqit në Spitalin Rajonal të Vlorës dhe burime nga bluzat e bardha bëjnë të ditur se Skerdi Mehmetaj alias Piperi ka marrë një plumb në këmbë,...