Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Sot mblidhet Këshilli Bashkiak për Veliajn, Rada: PS duhet të kishte ndjekur rrugë të tjera para kërkesës për shkarkim!
Gazetari Ardit Rada komentoi mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, që pritet të mbahet pasditen e së martës për të shqyrtuar kërkesën e socialistëve për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në një intervistë për emisionin “Shtypi i ditës dhe ju” në Report TV, Rada tha se socialistët do të duhej që të kishin ndërmarrë hapa të tjerë përpara se të arrinin në këtë vendim. Ai tha se nuk dihet nëse Veliajt t’i jetë kërkuar që të japë dorëheqjen para këtij vendimi. Sipas Radës, Veliaj është treguar tolerant deri më tani. “Vendimi vjen si rrjedhojë e mungesës së gjatë të kryebashkiakut në detyrë por duhet thënë edhe si pasojë e dështimit të mekanizmave që qeveria gjeti për të plotësuar këtë boshllëk. Njëherë u emërua një kryetare, më pas...