Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Ju s’keni shkarkuar dot Saliun, do shkarkoni Ramën”/ Ironia e ish-deputetit socialist me Klevis Balliun
Ish-deputeti i PS, Petro Koçi është “përplasur” në studion e emisionit “Now” me deputetin e Partisë Demokratike, Klevis Balliu. Klevis Balliu tha se Erion Veliajn të vetët po e shkarkojnë dhe njësoj do bëjnë edhe me Ramën, ndërsa në këtë moment ka ndërhyrë edhe Petro Koçi. Klevis Balliu: Ne e kemi akuzuar për korrupsion. Këta që na thonin ne është supermeni i jashtëzakonshëm, tani duan ta shkarkojnë. Njësoj do vijnë dhe për Ramën këta. Diferenca midis nesh dhe këtyre është kjo. Petro Koçi: Ju s’keni shkarkuar dot Saliun, do shkarkoni Ramën. Klevis Balliu: Këta të gjithë e dinë që janë hajdutë me njëri-tjetrin. Në atë kohë vidhte ky, ju jepte ndonjë cent këtyre. Tani ky është në burg, centët ua jep dikush tjetër. Kaq moral kanë këta. Kur kishte kryetar Bashkia e Tiranës?