Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Tajfuni më i rrezikshëm i 2025-ës/ ‘Ragasa’ kërcënon Kinën dhe Hong Kongun, evakuohen mbi 400 mijë persona
Kina është futur në gatishmëri të lartë, teksa tajfuni supertropikal Ragasa, që pritet të jetë stuhia më e fuqishme në botë për vitin 2025, pritet të godasë provincën jugore të Guangdong dhe Rajonin Special Administrativ të Hong Kongut. Autoritetet raportojnë se deri tani janë evakuuar të paktën 400,000 njerëz, ndërsa janë mbyllur shkolla, biznese dhe fabrika në të paktën 10 qytete kryesore, përfshirë Chaozhou, Zhuhai, Dongguan dhe Foshan. Vetëm në qytetin e Shenzhen, qendra teknologjike e Kinës, janë përgatitur mbi 800 strehimore emergjente për banorët e prekur. Më shumë se 700 fluturime që niseshin ose mbërrinin në zonën e prekur janë pezulluar deri të enjten në mëngjes, për shkak të erërave me forcë uragani, me shpejtësi që arrijnë deri në 220 km/orë. Observatori Meteorologjik i...