Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Me makinë drejt Vlorës për të shitur kokainë e kanabis, arrestohet 41 vjeçari! I sekuestrohen 4 pako me drogë
Një 41 vjeçar u arrestua pasi po transportonte transportonte në automjet lëndë narkotike, me qëllim shitjen e saj në qytetin e Vlorës. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Hyundai”, me drejtues, 41 vjeçarin banues në Lushnje shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis sativa, të ndara në 4 ambalazhime plastike, informoi sot policia e Vlorës. E.V akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Policia nuk bën të ditur sasinë e kokainës që është sekuestruar.