Banka e Shqipërisë dyfishon kapitalin minimal për licencim, bie numri i zyrave të këmbimit valutor

Banka e Shqipërisë dyfishon kapitalin minimal për licencim, bie numri i zyrave të këmbimit valutor

Numri i zyrave aktive të këmbimit valutor është në rënie gjatë këtij viti. Sipas informacionit më të fundit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, në regjistrin e subjekteve të licencuara për këtë aktivitet rezultojnë aktive 592 zyra të këmbimit valutor, nga 642 të tilla që ishte shifra zyrtare e raportuar në fund të vitit 2024. Shifrat tregojnë se tregu është tkurrur me 50 subjekte (afërsisht 8%) që nga fillimi i vitit. Revokimi i licencave gjithsesi nuk nënkupton domosdoshmërisht mbylljen e tyre nga Banka e Shqipërisë, por në shumicën e rasteve lidhet me ndërprerjen vullnetar të aktivitetit nga këto zyra. Rënia e numrit të zyrave të këmbimit valutor tregon një frenim të tendencës së shpejtë rritëse që ishte shënuar në vitet e mëparshme. Në periudhën 2017-2024, numri...