A do të jetë prezent kryebashkiaku? Këshilli Bashkiak vendos sot për ‘fatin’ e Erion Veliajt

A do të jetë prezent kryebashkiaku? Këshilli Bashkiak vendos sot për ‘fatin’ e Erion Veliajt

erion veliaj TIRANË- Këshilli Bashkiak i Tiranës do të mblidhet sot për të vendosur mbi shkarkimin e kryebashkiakut aktual, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit. Mbledhja e sotme shënon një nga momentet më të tensionuara në historikun e Bashkisë së Tiranës, ndërsa qytetarët presin vendimin për të ardhmen e kryebashkiakut. Në takimin e sotëm anëtarët socialistë të Këshillit Bashkiak pritet të bëjnë kërkesën për shkarkimin e Veliajt me arsyetimin se ka munguar për më shumë se 3 muaj në krye të detyrës, duke ju referuar pikës c, neni 62 të ligjit “për vetëqeverisjen vendore”.  Veliaj i është drejtuar të hënën Këshillit Bashkiak me një letër zyrtare, duke kërkuar të marrë pjesë në mbledhje. Kryebashkiaku ka kërkuar që para se të merret vendimi...