Dronë mbi Danimarkë dhe Norvegji! Mbyllen aeroportet e Kopenhagenit dhe Oslos, nisin hetimet

Dronë mbi Danimarkë dhe Norvegji! Mbyllen aeroportet e Kopenhagenit dhe Oslos, nisin hetimet

Danimarka dhe Norvegjia kaluan një mbrëmje kaosi pasi disa dronë nisën të fluturonin mbi aeroportet e tyre, duke çuar në anulimin e dhjetëra fluturimeve dhe mbylljen e aeroporteve. Mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur se aeroporti Kastrup, më i madhi i Danimarkës, u mbyll rreth orës 8:30 të mbrëmjes, pas zbulimit të disa dronëve të dyshimtë që fluturonin mbi aeroport për t’u rihapur rreth orës 1 të mëngjesit.  Disa fluturime që ishin planifikuar të uleshin në kryeqytetin danez u devijuan në aeroporte të tjera në të gjithë vendin, ndërsa brenda u formuan radhë të gjata pasagjerësh të bllokuar. Teksa orët kalonin, rreth shtatëdhjetë fluturime u devijuan, duke përfshirë ato për në Malmö, Suedi dhe Göteborg, ndërsa 50 fluturime u anuluan.  Edhe aeroporti i Oslos u mbyll për afërsisht tre orë, duke filluar afërsisht në...