“Është emergjente”, Koçi i jep këshillën Veliajt para mbledhjes së Këshillit Bashkiak

“Është emergjente”, Koçi i jep këshillën Veliajt para mbledhjes së Këshillit Bashkiak

Koçi theksoi se Këshilli Bashkiak nuk ka të drejtë të gjykojë punën e Veliajt, por vetëm të verifikojë mungesën ose jo të tij në detyrë.  “Mendoj që Këshilli i Bashkisë nuk ka kompentencë që t’iu bëjë gjyqin kryetarit të bashkisë, është vetëm institucion i ngarkuar me ligj që të verifikojë mungesën ose jo të kryetarit të bashkisë. Erion Veliaj nuk është shpallur ende i fajshëm në ndonjë shkallë gjykate, prandaj Këshilli i Bashkisë nuk ka çfarë të dëgjojë, nuk i bën dot gjyqin si ka punuar Veliaj”, tha Koçi.  Sipas tij, nevoja për një drejtim të qartë dhe legjitim të Bashkisë së Tiranës është emergjente dhe kërkon një zgjidhje politike.  “Ajo që mund të diskutohet është se pse PS tani kërkon një zgjidhje mbi drejitmin e punëve të bashkisë, kjo është nevoja emergjente politike. ...