Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“As burrë, as grua”, KMSH kundër projektligjit të Ramës për gjininë: Ndryshimet godasin moralin e shoqërisë e familjen
Një draft ligjor i depozituar në Kuvend lidhur me gjininë “gjithëpërfshirëse” ka shkaktuar reagime dhe kundërshti nga komunitetet fetare. Në një deklaratë, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë shprehet se ndryshime të tilla, të cilat nuk marrin parasysh traditën, natyrën biologjike dhe moralin shoqëror, krijojnë më shumë probleme sesa zgjidhje. “Përfshirja e një nocioni të paqartë, që nuk jep kufij të qartë dhe hap rrugë për interpretime të shumta, rrezikon të sjellë konfuzion si në zbatimin praktik të ligjit, ashtu edhe në strukturën shoqërore. Një shoqëri ka nevojë për norma të qarta, të kuptueshme dhe të zbatueshme. Ndryshime të tilla, të cilat nuk marrin parasysh traditën, natyrën biologjike dhe moralin shoqëror, krijojnë më shumë probleme sesa zgjidhje. Nga këndvështrimi i fesë që përfaqësoni, si shihet koncepti i...