Incidentet ajrore në Europë, Polonia zotohet të rrëzojë çdo mjet të Rusisë që kalon kufirin e saj

Incidentet ajrore në Europë, Polonia zotohet të rrëzojë çdo mjet të Rusisë që kalon kufirin e saj

Polonia do të rrëzojë çdo avion ose raketë ruse që kalon në hapësirën e saj ajrore, tha Ministri i Jashtëm Radoslaw Sikorski në një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të hënën. Më herët këtë muaj, Varshava akuzoi Moskën për dërgimin e qëllimshëm të të paktën 19 dronëve në hapësirën ajrore polake, gjë që Rusia e quajti “histeri” të promovuar nga “partia evropiane e luftës”. Paralajmërimi i fundit erdhi gjatë një takimi të thirrur nga një tjetër anëtar i NATO-s, Estonia, e cila gjithashtu akuzoi Rusinë për shkelje të hapësirës së saj ajrore. "Ju jeni paralajmëruar», tha Sikorski. Nëse një raketë ose avion tjetër hyn në hapësirën tonë ajrore pa leje, qoftë me qëllim ose gabimisht dhe rrëzohet dhe rrënojat bien në territorin...