Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ndahet nga jeta regjisori dhe aktori Enver Petrovci, mjeshtër i artit skenik
Regjisori dhe aktori i njohur Enver Petrovci u nda nga jeta të hënën në moshën 71-vjeçare. Gjatë karrierës së tij të gjatë si aktor, Petrovci luajti një numër të madh rolesh në teatër, dhe luajti në dhjetëra filma . Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporti Blendi Gonxhja shprehet se la gjurmë tek breza të tërë aktorësh. “Lamtumirë Enver Petrovci! Artist i madh, mjeshtër i artit skenik që me madhështinë e tij la gjurmë të pashlyeshme tek breza të tërë aktorësh! U prehsh në paqe mjeshtër!”, shprehet ministri Gonxhja në rrjete sociale. Ndërsa ngushëllime për ndarjen nga jeta të aktorit shprehu një ditë më parë edhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë (QKK). “Me hidhërim të thellë mësuam lajmin për ndarjen nga jeta të aktorit dhe profesorit të...