Këlliçi: Veliaj përuronte rrugën ende pa mbyllur tenderin! Denoncimet i kam çuar në SPAK

Këlliçi: Veliaj përuronte rrugën ende pa mbyllur tenderin! Denoncimet i kam çuar në SPAK

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, është shprehur në emisionin ‘Çim Peka Live, mbi abuzimet e fondeve publike në Bashkinë e Tiranës, duke marrë shembullin konkret të rrugës “Xhon Belushi”. Sipas tij, rruga ishte asfaltuar dhe gati për t’u përuruar nga Erion Veliaj, ndërkohë që tenderi për ndërtimin e saj nuk ishte mbyllur ende zyrtarisht. Këlliçi theksoi se për këtë dhe raste të tjera, si rasti i famshëm “5D”, ka depozituar denoncime në SPAK. Belind Këlliçi: Unë kam bërë denoncimin e rrugës ‘Xhon Belushi’. Ka qenë një tender ku titullari i tenderit kontraktor është ‘Nesti Angoni’, Arbian Mazniku në këtë rast që unë e kam denoncuar këtu tek ju. Tenderi ishte i hapur dhe do të mbyllej…Po mbyllej rruga, ishte asfaltuar në fund dhe ndërkohë Veliaj...