Erdogan, thirrje për unitet islam përballë një gjenocidi ndaj muslimanësh në Gaza

Erdogan, thirrje për unitet islam përballë një gjenocidi ndaj muslimanësh në Gaza

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha se Izraeli po kryen një “gjenocid të plotë” në Gaza dhe për këtë fajësoi drejtpërdrejt kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. “Nuk mendoj se mund ta shpjegojmë ndryshe. Ky është një gjenocid i plotë. Dhe ky gjenocid u shkaktua nga Netanyahu. Ai, pa asnjë mëshirë, për fat të keq vrau dhjetëra mijëra njerëz”, tha Erdogan për Fox Neës, në margjinat e seancës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Neë York. Ai shtoi se më shumë se 120,000 janë plagosur në Gaza dhe se Turqia ka marrë një numër të madh sosh për trajtim. “Ne jemi plotësisht kundër këtij gjenocidi,” theksoi Erdogan. Ai akuzoi Izraelin për sulme pa dallim ndaj civilëve, duke shtuar: “Kur bëhet fjalë për armë, Hamasi...