Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
SHBA: Qëndrimi i Uashingtonit ndaj Venezuelës nuk ka ndryshuar, regjimi i Nicolas Maduro nuk është legjitim
Qëndrimi i qeverisë amerikane ndaj Venezuelës “nuk ka ndryshuar” dhe “ne besojmë se regjimi i Nicolas Maduro nuk është legjitim”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, pasi presidenti venezuelian propozoi dialog me SHBA-në. Caroline Levitt konfirmoi se Uashingtoni mori një letër nga Maduro drejtuar Donald Trump, e cila përmbante “shumë gënjeshtra” dhe përsëriti se presidenti amerikan është gati “të përdorë të gjitha mjetet e nevojshme për t’i dhënë fund tregtisë së paligjshme të drogës vdekjeprurëse nga Venezuela në Shtetet e Bashkuara”. Kjo letër, në të cilën Maduro kërkoi bisedime të drejtpërdrejta, u dërgua pas sulmit të parë amerikan ndaj një anijeje nga Venezuela që, sipas Trump, po transportonte trafikantë droge.