Turizmi po nxit sërish aktivitetin e preferuar të shqiptarëve, mbi 2 mijë bar-kafe u hapën në 2024

Turizmi po nxit sërish aktivitetin e preferuar të shqiptarëve, mbi 2 mijë bar-kafe u hapën në 2024

Ngritja e kafeneve vijon të mbetet një nga bizneset më të preferuara të shqiptarëve, duke sjellë rritje të numrit të tyre.Sipas të dhënave zyrtare të bëra publike nga Administrata Tatimore, numri i bizneseve që ushtrojnë aktivitetin ekonomik “bar-kafe” shënoi rritje në 2024.Për 2023 numri i bar-kafeve të reja të regjistruara ishte 1,840 subjekte. Në 2024 regjistrimet e reja arritën 2,033 biznese apo 10,4% më shumë se viti paraardhës.Ndërsa për 4-mujorin e parë të vitit 2025, janë regjistruar 744 të tjera, duke e çuar totalin e bizneseve aktive “bar-kafe” në mbarë vendin në 15,348 sipas të dhënave të administratës tatimore.Ndërkohë, numri i çregjistrimeve mbetet i ulët: 65 biznese janë çregjistruar në vitin 2024 dhe vetëm 61 gjatë katërmujorit të parë të vitit 2025.Kthimi i vendit në...