Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
37-vjeçari mbërrin i plagosur me armë zjarri në spitalin e Vlorës
Një 37-vjeçar ka mbërritur i plagosur me armë zjarri pasditen e kësaj të hëne në spitalin e Vlorës. Policia njofton se ka mbërritur për ndihmë mjekësore, i dyshuar i plagosur me armë zjarri në pjesën e këmbës, në rrethana ende të paqarta, Skerdi Mehmetaj 37 vjeç, banues në Selenicë. Aktualisht, 37-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Nuk dihet për rrethanat e ngjarjes, dhe as për autorin. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj.