Pagjumësia është problem për ju? Provoni në shtëpi ‘testin me lugë’

Pagjumësia është problem për ju? Provoni në shtëpi ‘testin me lugë’

Shumica e njerëzve e dinë se gjumi është thelbësor për shëndetin e përgjithshëm, por nuk është gjithmonë e lehtë të kuptohet kur na mungon gjumi. Rregulli “tetë orë gjumë” nuk konsiderohet më i detyrueshëm, por ekspertët pajtohen se të rriturve u duhen mes shtatë dhe nëntë orë gjumë cilësor për të funksionuar normalisht.Në realitet, shumë njerëz nuk e arrijnë këtë numër, ndaj gjatë ditës ndihen të lodhur, të rraskapitur ose u vështirësohet përqendrimi. Për të ndihmuar në zbulimin e mungesës së gjumit, doktori Nathaniel Kleitman shpiku një eksperiment të thjeshtë të njohur si “testi me lugë”. Si funksionon testi me lugë? Testi me lugë mat se sa kohë ju duhet për të fjetur. Edhe pse shumë njerëz mendojnë se fjetja e shpejtë është tregues i...