Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Sveçla: Kosova e para në Evropë për siguri, rezultat i institucioneve dhe etikës së qytetarëve
Kosova është renditur e para në Evropë dhe e treta në botë në Indeksin e Ligjit dhe Rendit 2025, të publikuar nga Instituti Amerikan Gallup, duke arritur një vlerësim të jashtëzakonshëm me 94 nga 100 pikë të mundshme. Ky rezultat e pozicionon Kosovën si një nga vendet më të sigurta për qytetarët e saj, një arritje e cila është pritur me entuziazëm nga autoritetet dhe qytetarët. Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e cilësoi këtë renditje si një sukses të jashtëzakonshëm, që reflekton profesionalizmin e institucioneve të sigurisë dhe etikën e lartë qytetare të popullit të Kosovës. Në një postim në rrjetin social Facebook, Sveçla shkroi: “Siguria e qytetarit është një nga arritjet më të mëdha të demokracisë dhe institucioneve të Republikës....