Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Dronë në hapsirën ajrore, mbyllet aeroporti i Kopenhagenit
Këtë të hënë, aeroporti ndërkombëtar Kastrup në Kopenhagë u mbyll në mbrëmje, pasi dy dronë të mëdhenj u zbuluan në hapësirën ajrore pranë tij. Sipas Reuters, radarët e aeroportit identifikuan dronët, çka solli ndërprerjen e operacioneve ajrore dhe devijimin e të paktën 15 fluturimeve drejt aeroporteve të tjerë pranë kryeqytetit danez. Mediat lokale raportojnë për prani të shtuar të forcave të policisë në zonën e aeroportit, ndërkohë që autoritetet janë në hetime për të përcaktuar origjinën dhe qëllimin e dronëve.