Vetëvrasja e shqiptarit në Angli, zyrtarët britanikë injoruan paralajmërimet e Leonard Farrukut

Vetëvrasja e shqiptarit në Angli, zyrtarët britanikë injoruan paralajmërimet e Leonard Farrukut

Leonard Farruku BRITANI E MADHE- Leonard Farruku, një 27-vjeçar nga Shqipëria, i cili humbi jetën në dhjetor 2023 në bordin e anijes Bibby Stockholm në Dorset, ishte mashtruar për të shkuar në këtë mjet akomodues, pavarësisht refuzimit të tij të prerë dhe paralajmërimeve për gjendjen e tij të rënduar mendore, raporton The Guardian. Gjatë seancës hetimore në Bournemouth këtë javë, një punonjës komunitar dëshmoi se Farruku kishte refuzuar hapur të shkonte në anije, por më 3 nëntor ishte gënjyer se do të transferohej në një hotel tjetër, kur në fakt u çua në anijen e kontestuar të përdorur nga Ministria e Brendshme britanike për strehimin e azilkërkuesve. Hetimi mësoi gjithashtu se më 3 nëntor 2023, një email urgjent i dërguar nga kompania kontraktuese Clearsprings për gjendjen...