Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Rama e sheh Parlamentin si pronë të vetën”/ Reagon ashpër, analisti: Opozita kot që hyn në Kuvend
Analisti Enton Abilekaj, deklaroi se Parlamenti është kthyer në institucion personal të Ramës, ndërkohë që shtoi se qëndrimi i opozitës dhe partive të reja në Kuvend, është dështim. Sipas tij, Parlament nuk mund të kryejnë aktivitet normal, pasi përdorimi i mjeteve politike me Ramën nuk mund të bëhet pasi është e kotë. “PD ka hyrë në Parlament për jetë parlamentare edhe pse nuk njeh zgjedhjet, për ta përdorur si tribunë për të komunikuar me publikun. Nuk ishte qëllim i opozitës, mbyllja e asaj seance. Opozita u gjet para faktit të çmendur që kryeministri urdhëroi live mbylljen e seancës. Askush nuk e priste të ndodhte, kështuqë nuk mendoj se opozita u nis për të mos folur. Ishte vendim për të mos i dhënë fjalën opozitës, pasi...