Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Pro shkarkimit të Veliajt”/ Alimehmeti: Duhet të jetë i pranishëm në Këshill! Edhe një kriminel ka të drejtë të dëgjohet
Partia Demokratike do të preferonte që të martën, kur Këshilli Bashkiak i Tiranës të diskutojë për shkarkimin e kryebashkiakut, Erion Veliaj të ishte aty prezent. Këtë e shprehu të hënën Ilir Alimehmeti, kryetari i këshilltarëve demokratë që kanë ndërmarrë procedurat për shkarkimin e Veliajt. “Me vite, Partia Demokratike e ka pasur mision të vendosë përpara përgjegjësisë Erion Veliaj së bashku me shpurën e tij për ato çka i ka bërë Tiranës dhe tiranasve. Me çdo mjet demokratik ne i kemi qëndruar kundër, sepse misioni i vetëm ishte largimi i tij nga ai post, për shkak të uzurpimit që i ka bërë atij posti me incineratorëve që s’ekzistojnë, me ‘5D’, me abuzimin e taksave. Në fund të ditës ka administruar mbi 2 miliardë euro dhe nuk...