Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Turqia heq tarifat ndaj disa produkteve të SHBA-së
Turqia ka hequr tarifat shtesë ndaj disa importeve të Shteteve të Bashkuara, përfshirë ndaj pijeve alkoolike, veturave, duhanit dhe produkteve kozmetike, bëri të ditur Ministria e Tregtisë më 22 shtator. Turqia kishte vendosur tarifa shtesë doganore për një sërë produktesh me origjinë nga SHBA-ja sipas rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë, në përgjigje të tarifave amerikane të vendosura më 2018 ndaj importeve të çelikut dhe aluminit. “Në këtë fazë, si rezultat i përparimit pozitiv të negociatave me SHBA-në dhe në konsultimet e mbajtura brenda kornizës së mekanizmit për zgjidhjen e mospajtimeve të Organizatës Botërore të Tregtisë, përfshirë raportimeve të panelit, obligimet shtesë financiare që ishin vendosur ndaj disa produkteve me origjinë amerikane janë hequr”, tha ministria turke. Ministria e Tregtisë shtoi se raportet ekonomike vazhdojnë...