Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Ministrja Koçiu konfirmon Top Channel: E shkarkova zv.ministrin, bashkatdhetari nga New York e denoncoi për tymosjen e duhanit brenda restorantit
Që pas lajmit të raportuar fillimisht nga Top Channel, ministrja Albana Koçiu konfirmon shkarkimin zv.ministrin Andi Mahila nga detyra. Cigarja që po konsumonte brenda një ambienti të mbyllur i ka kushtuar vendin e punës zv.ministrit. Koçiu shprehet se denoncimi ishte bërë nga një bashkatdhetar në New York, ndërsa shton se pas verifikimeve të bëra, u shkarkua zv/ministri. Reagimi: Konfirmoj sa ka dalë në shtyp lidhur me largimin e zëvendësministrit. Kam marrë një denoncim nga një bashkatdhetari ynë në New York, i cili bashkë me familjen kishte përjetuar shqetësim për faktin se zv.ministri i Brendshëm tymoste cigare në restorant. Bëra verifikimin përkatës dhe i komunikova zv.ministrit largimin nga detyra. Çdokush mund të gabojë padashje dhe mund të mirëkuptohet, por të pish cigare brenda në lokal nuk...