BE e shqetësuar për lirinë e medias: Ndryshimet në Kodin Penal, mund të kenë ndikim negativ

BE e shqetësuar për lirinë e medias: Ndryshimet në Kodin Penal, mund të kenë ndikim negativ

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Pas prezantimit të parë të Kodit të Ri Penal më 25 korrik dhe diskutimeve të përsëritura nga Ministria e Drejtësisë, disa nga dispozitat e reja vijojnë të ngjallin debat, veçanërisht ato që prekin lirinë e shprehjes dhe shpifjen një reagim ka ardhur nga Bashkimi Evropian. BE konfirmon se aktualisht po analizon ndryshimet, por shpreh shqetësim për disa prej dispozitave të reja që mund të cenojnë lirinë e medias dhe të drejtat e qytetarëve. “Ne jemi në dijeni të shqetësimeve serioze të shprehura nga përfaqësues të sektorit të drejtësisë, si edhe nga shoqëria civile, në lidhje me një sërë projekt-ndryshimesh. Ne jemi veçanërisht të shqetësuar për disa amendamente të propozuara nga grupi i punës që mund të kenë ndikim negativ mbi të drejtat e...