Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“XUEX”/ Skemat piramidale online, vihet në pranga organizatori kryesor i zonës së Divjakës (EMRI)
Në kuadër të operacionit “XUEX” është arrestuar organizatori kryesor i zonës së Divjakës.Policia bën me dije se në pranga është vënë shtetasi Ereledio Shebeku, 35 vjeç. Njoftimi i policisë: Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit njofton se, në vijim të operacionit “XUEX”, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Fier dhe me mbështetjen e ngushtë të Prokurorisë së Fierit, është finalizuar ndalimi i personit të dyshuar si organizatori kryesor për zonën e Divjakës, shtetasi E. Sh., 35 vjeç. Ky operacion tregon vendosmërinë e strukturave të specializuara të Policisë së Shtetit për goditjen e aktiviteteve mashtruese online, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve dhe të sigurisë publike. Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të mos bien...