‘Kryetari ka të drejtë të dëgjohet para Këshillit Bashkiak’, Minxhozi: Veliaj, i vetëm para drejtësisë

‘Kryetari ka të drejtë të dëgjohet para Këshillit Bashkiak’, Minxhozi: Veliaj, i vetëm para drejtësisë

Ditën e nesërme në Këshillin Bashkiak do të mbahet seanca për shkarkimin e kryetarit Veliaj. Analisti Skënder Minxhozi komentoi për ‘Real Story’ kërkesën e Veliajt për të qenë i pranishëm në seancën ndaj tij duke thënë se kryebashkiaku ka të drejtë të dëgjohet përpara Këshillit Bashkiak.  Më tej në analizën e tij, Minxhozi tha se Veliaj ndodhet i vetëm përpara drejtësisë ndonëse mori vota të konsiderueshme në zgjedhjet e fundit dhe nuk u përmend aspak gjatë fushatës së fundit elektorale.  “Një i zgjedhur me 158 mijë vota është i barabartë me 10 deputetë dhe do të duhet të kishte të drejtën të dëgjohet dhe ai këshill nuk mund ta lejojë situatën të shkojë në kufijtë e një romani Kafkian. Mbi teknikën prevalon politika dhe kjo na kthen në kohë mes datë 10 dhe 11 të këtij muaji ku në datën...