Panik në ajër, stjuardesa përplaset me tavanin e avionit pas turbulencave

Panik në ajër, stjuardesa përplaset me tavanin e avionit pas turbulencave

Dy anëtarë të ekuipazhit të një avioni të Ryanair u plagosën pasi u përfshinë nga turbulenca të forta gjatë një fluturimi nga Vitoria në veri të Spanjës drejt Majorkës, të dielën pasdite. Incidenti ndodhi në momentin kur avioni po përgatitej të ulej në Palma, ndërsa ishulli turistik përfshihej nga stuhi të fuqishme. Sipas mediave lokale, ekuipazhi po kryente kontrollet e sigurisë kur avioni u trondit papritur. Një prej stjuardesave u përplas me tavanin e kabinës, ndërsa një tjetër u godit nga karroca e shërbimit. Në bord ndodheshin 180 pasagjerë, të cilët mbetën të tronditur nga lëkundjet e forta. Menjëherë pas uljes, në aeroport u dërgua një ambulancë për të ndihmuar personelin e plagosur. Ky nuk është rasti i parë i ngjashëm. Vetëm disa muaj më...