Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Aksident në aksin Fier-Patos, dy të lënduar
Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier-Patos pranë një karburanti. Një automjet ka humbur kontrollin dhe ka goditur një mjet të tonazhit të rëndë i cili ka qënë i parkuar. Si pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, të cilët janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier. Në vendngjarje policia dhe grupi hetimor po punojnë për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.