Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Këshilli i Sigurimit të OKB-së do të mbajë mbledhje për Gazën, Izraeli njofton se nuk do të marrë pjesë
Izraeli nuk do të marrë pjesë në takimin e nesërm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi situatën në Rripin e Gazës, për shkak të Vitit të Ri Hebraik, njoftoi ambasadori izraelit në OKB, duke shprehuir keqardhje që takimi do të mbahet pa vendin e tij. “Dua t’ju informoj se delegacioni izraelit nuk do të marrë pjesë në këtë takim, i cili përkon me Rosh Hashanah, Vitin e Ri Hebraik”, tha Danny Danon në një letër drejtuar Këshillit të Sigurimit. Pavarësisht kërkesës së Izraelit për të shtyrë diskutimin e kërkuar nga Algjeria, Gujana, Pakistani, Sierra Leone dhe Somalia, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, axhenda mbeti e pandryshuar. “Është për të ardhur keq që Këshilli po mblidhet pa Izraelin”, shtoi diplomati izraelit në një videomesazh....