Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Hamasi publikon video të një pengu tjetër, izraelit-gjermani i kërkon familjes të vijojë protestat ndaj Netanyahut
Hamasi publikoi sot një video që tregon një peng izraelito-gjerman, i cili u rrëmbye më 7 tetor 2023. I riu, i cili sipas Forumit të Familjeve të Pengjeve quhet Alon Ohel dhe është 24 vjeç, shfaqet në një video të Hamasit për herë të dytë që nga fillimi i muajit. Forumi, organizata kryesore e të afërmve të pengjeve, duke cituar familjen e 24-vjeçarit, i kërkoi medias të mos publikojë foton e tij ose fragmente nga videoja. Në pamjet filmike, të publikuara nga Brigadat Ezzedine al-Qassam, Ohel, i veshur me një bluzë të zezë, i drejtohet kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe e nxit atë të sigurojë lirimin e të gjithë pengjeve që mbahen ende në Rripin e Gazës. NEW: Hamas releases a video of the hostage...