Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Shkarkimi i zv.ministrit pasi piu cigare brenda në lokal, reagon ministrja Koçiu: Shkelje e pajustifikuar e ligjit
Një prej vendimeve të Albana Koçiut pak ditë pas betimit në presidencë ka qenë propozimi që i ka bërë qeverisë për të shkarkuar nga detyra zv.ministrin Andi Mahila. Cigarja që po konsumonte brenda një ambienti të mbyllur i ka kushtuar vendin e punës zv.ministrit. Ajo reagoi me anë të një postimi në Facebook, duke shkruar: Konfirmoj sa ka dalë në shtyp lidhur me largimin e zëvendësministrit. Kam marrë një denoncim nga një bashkatdhetari ynë në New York, i cili bashkë me familjen kishte përjetuar shqetësim për faktin se zv.ministri i Brendshëm tymoste cigare në restorant. Bëra verifikimin përkatës dhe i komunikova zv.ministrit largimin nga detyra. Çdokush mund të gabojë padashje dhe mund të mirëkuptohet, por të pish cigare brenda në lokal nuk është një gabim...