Italia në grevë për Gazën! ‘Paralizohet’ vendi, protestuesit përplasen me Policinë, Meloni: E turpshme

Italia në grevë për Gazën! ‘Paralizohet’ vendi, protestuesit përplasen me Policinë, Meloni: E turpshme

PAMJE NGA NGJARJA ITALI-Mijëra protestues kanë dalë në sheshe në mbarë Italinë për grevën e përgjithshme në mbështetje të popullsisë së Gazës, të shpallur nga sindikatat bazë.  Sindikatat bazë të Italisë, të cilat përfaqësojnë qindra mijëra njerëz, nga mësuesit e shkollave deri te punëtorët e metaleve, bënë thirrje për një grevë të përgjithshme 24-orëshe si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat, duke përfshirë transportin publik, trenat, shkollat ​​dhe portet. Mediat e huaja raportojnë se situata është përshkallëzuar në Milano, ku ka patur përplasje me policinë në Stacionin Qendror. Dhjetëra protestues të veshur me të zeza dhe të armatosur me shkopinj gome u përpoqën të shkatërronin hyrjen kryesore të stacionit qendror të trenit të qytetit, duke hedhur bomba tymi, shishe dhe gurë drejt policisë,...