Shkelja e hapësirës ajrore të Estonisë, Spiropali me Kallas dhe ministrat Europianë: Veprimet e Rusisë janë të papranueshme

Shkelja e hapësirës ajrore të Estonisë, Spiropali me Kallas dhe ministrat Europianë: Veprimet e Rusisë janë të papranueshme

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, znj. Elisa Spiropali i është bashkuar në New York konferencës së Ministrave të Jashtëm në mbështetje të Estonisë pas shkeljes së hapësirës ajrore nga avionët luftarakë rusë më 19 shtator. Në konferencën e drejtuesve të diplomacisë ndërkombëtare mori pjesë edhe Kaja Kallas, kryediplomatja europiane, si dhe ministra të jashtëm të vendeve anëtare të BE-së. “Ne jemi këtu sepse ky incident shqetëson jo vetëm Estoninë, por gjithë komunitetin ndërkombëtar. Këto veprime të Rusisë janë të pamatura, të rrezikshme dhe të papranueshme, dhe nuk duhen toleruar”, thuhet në deklaratën e Ministrave të Jashtëm. Spiropali iu bashkua thirrjes së kryediplomatëve që komuniteti ndërkombëtar të qëndrojë i vendosur kundër çdo shkeljeje flagrante të kartës së OKB-së. Ndërkohë Ministri i Jashtëm estonez, Margus...