“Të tjera vajza janë përndjekur dhe kërcënuar prej tij”/ Vazhdon përplasja e fortë Martini-Hysenbelliu

“Të tjera vajza janë përndjekur dhe kërcënuar prej tij”/ Vazhdon përplasja e fortë Martini-Hysenbelliu

Debati publik mes modeles Angela Martini dhe Fatmir Hysenbelliut duket se nuk njeh pushim. Pas reagimit të Fatmirit në rrjetet sociale, Angela publikoi mesazhe nga disa vajza që ndajnë eksperienca të ngjashme me të, si dhe disa mesazhe që Fatmiri i kishte dërguar në vitin 2019, ndryshe nga ajo që ai pretendon, se nuk e ka kontaktuar më që nga 2015. Reagimi i Fatmirit nuk vonoi. Ai postoi një mesazh ku e minimizon situatën, duke e cilësuar komunikimin e tij të 2019-ës si “ironik”. Sipas tij, një djalë që ka interes për një vajzë fokusohet tek ajo vajzë dhe jo tek njerëzit e tjerë që e rrethojnë. Ai shton gjithashtu se fakti që Angela bëri screenshot mesazhe të së shkuarës tregon se i kishte ruajtur...