Aksident në aksin Fier-Patos, makina godet nga pas kamionin e parkuar, 2 të plagosur (VIDEO)

Aksident në aksin Fier-Patos, makina godet nga pas kamionin e parkuar, 2 të plagosur (VIDEO)

Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor Fier – Patos pranë një karburanti. Një automjet, tip Alfa Romeo, ka humbur kontrollin dhe ka goditur një kamion të tonazhit të rëndë që ka qenë i parkuar.  Si pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, të cilët janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier.  Në vendngjarje policia dhe grupi hetimor po punojnë për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.