Lufta në Kongon Lindore vazhdon, marrëveshja e Trump nuk ndalon dhunën/ 28 milionë njerëz përballen me krizë humanitare

Lufta në Kongon Lindore vazhdon, marrëveshja e Trump nuk ndalon dhunën/ 28 milionë njerëz përballen me krizë humanitare

Edhe pse SHBA-ja, përmes administratës së Donald Trump, prezantoi një marrëveshje paqeje të rëndësishme mes Ruanadës dhe Republikës Demokratike të Kongos (RDK) më 27 qershor 2025, situata në lindje të Kongos mbetet jashtë kontrollit dhe dhuna nuk ka ndalur. M23 dhe rebelët vazhdojnë luftën, marrëveshja ende nuk aplikohet Grupi rebel M23, i mbështetur fuqishëm nga një koalicion i udhëhequr nga Corneille Nangaa, i cili dikur ishte edhe kreu i Komisionit Zgjedhor të RDK-së, kontrollon qytetet kyçe Goma dhe Bukavu, dhe deklaron se ka për qëllim të rrëzojë presidentin Felix Tshisekedi, të cilin e konsideron “të paligjshëm”. Megjithëse marrëveshja e firmosur në Washington, e cilësuar nga Trump si një arritje historike, ka për qëllim të shënojë fundin e një prej konflikteve më të gjata dhe shkatërruese...