Edhe Çopjat pjesë e kartelit ‘BELLO’! Narko-diplomati, Marset u krijoi lidhjet në Amerikën e Jugut

Edhe Çopjat pjesë e kartelit ‘BELLO’! Narko-diplomati, Marset u krijoi lidhjet në Amerikën e Jugut

Franc Çopja TIRANË-“Kompania Bello” është grupimi i parë kompleks i organizatave kriminale shqiptare të trafikut të drogës; një biznes me xhiro vjetore prej qindra milionë eurosh, i shtrirë në Amerikën e Jugut, Europë dhe Ballkan. 'Bello’ është një bashkim operatorësh kriminalë, të cilët kanë detyra të qarta dhe fitime të veçuara nga njëri-tjetri dhe listës së anëtarëve, përveç Dritan Rexhepit dhe Eldi Dizdarit, i janë shtuar edhe vëllezërit Çopja.  Në një artikull nga media 'Debate Uruguay' tregohen lidhjet kyçe të klanit Çopja-Çela. Konkretisht Sebastián Marset, një narko-diplomat me shtetësi paraguajane dhe uruguajane, është figura kyçe që lidh kartelin shqiptar Çopja-Çela me rrjetin e drogës në Amerikën Latine. Nga ferma e tij në Paraguaj, "23 de abril", Marset organizon ngarkesat e drogës, negocion çmimet dhe koordinon rrugët, duke siguruar lidhje...