“Këshilli Bashkiak të zhvillojë mbledhjen në Sharrë”/ Shkarkimi i Veliajt, reagon Blushi: Llogaridhënia duhet të nisë..

“Këshilli Bashkiak të zhvillojë mbledhjen në Sharrë”/ Shkarkimi i Veliajt, reagon Blushi: Llogaridhënia duhet të nisë..

Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në një mesazh në rrjetin social facebook shkruan se Këshilli Bashkiak i lajmëruar për tu mbledhur të martën, duhet ta zhvillojë mbledhjen e tij në Sharrë, tek inceneratori që nuk ekziston. “Miliona euro të taksapaguesve zhduken çdo vit për një incenerator fantazmë, por që vijon të gllabërojë 90 mijë euro/ditë, me firmë e vulë të Erion Veliajt dhe Edi Ramës. Debatet për ligjshmërinë e shkarkimit mes dy pronarëve de facto të inceneratorit të paligjshëm janë farsë. Ato nuk ndryshojnë faktin se qytetarët po vidhen sot e do të vazhdojnë të vidhen për 3 dekada. Tirana ka nevojë për një mesazh të qartë: Askush nuk është mbi ligjin. Dhe vendi më i goditur për ta dhënë këtë mesazh është...