Shqiptarët e pasur do jetojnë si rusë, shqiptarët e varfër si turq

Shqiptarët e pasur do jetojnë si rusë, shqiptarët e varfër si turq

Nga Ben Blushi Një mik më çoi sot një paragraf nga eseja ime Hëna e Shqipërisë që merr përsipër të parashikojë Shqipërinë në 20 apo 50 vjet. Shumë prej parashikimeve të kanë dalë, më tha ai miku, por sidomos ky paragraf e përshkruan më mirë se çdo gjë gjendjen ku jemi sot. Për kënaqësinë e tij dhe të shumë njerëzve që më shkruajnë në facebook po e postoj të plotë këtë paragraf profetik: Hëna e Shqipërisë botim i UET Press prill 2014, faqe 90. Ecuria e Shqiperisë në dy dekadat e fundit, është diçka mes autokracisë ruse dhe populizmit turk. Të pasurit imitojnë rusët, ndërsa të varfërit jetojnë si turqit. Ata që sillen si europianë janë gjithnjë në ikje, sepse nuk kanë terren social. Këto...