“Tabaku: Sapo nxorrën Diellën, qeveria fshehu prokurimet publike”

“Tabaku: Sapo nxorrën Diellën, qeveria fshehu prokurimet publike”

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka denoncuar sot, propagandën sipas saj me ministren virtuale “Diella”, duke theksuar se realiteti është krejt i kundërt me narrativën e kryeministrit Rama. Sipas saj, që në ditët e para të mandatit të ri, platforma e blerjeve të përqendruara ka treguar mungesë totale transparence. “Në faqen e prokurimeve publike, dokumentet janë bosh për çdo vit. Nuk ka asnjë informacion për sektorin më të korruptuar – tenderat, koncesionet dhe prokurimet publike,” u shpreh Tabaku. Ajo theksoi se qytetarët po paguajnë dy herë koston e korrupsionit: një herë për paratë që vidhen nga zyrtarët dhe herën e dytë për mungesën e transparencës që rrit vlerën e kontratave shumë mbi realitetin. “Kostoja e këtij sistemi jo transparent rëndon direkt në xhepat e shqiptarëve,...