A do shkarkohet nesër Veliaj? Këlliçi shuan kureshtjen: Fatin e tij politik e ka vendosur Rama

A do shkarkohet nesër Veliaj? Këlliçi shuan kureshtjen: Fatin e tij politik e ka vendosur Rama

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, është shprehur se Erion Veliaj do të shkarkohet nga posti i kryebashkiakut të Tiranës ndoshta që nesër, pasi sipas tij, fatin politik të Veliajt e ka përcaktuar vetë kryeministri Edi Rama. Këlliçi tha se të gjitha provat e paraqitura nga avokatët e Veliajt, bëhen me qëllim që të përmenden më pas në Strasburg, por shtoi se të gjitha tentativat e tij për pafajësi do të dështojnë. Ai tha gjithashtu se karakatina e futur me dhunë në Bashkinë e Tiranës, sot është banor i burgut të Durrësit. “Reagimi i avokatëve të Veliajt ishte qesharak. Nivel mediokër siç është edhe vetë kryebashkiaku i Tiranës. Kur flasim për një kryetarë të zgjedhur me votë në mënyrë demokratike, ndërkohë që shtabin e tij...