Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
A do shkarkohet nesër Veliaj? Këlliçi: Ka mbaruar ajo punë, fatin e tij politik e ka vendosur Rama
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, është shprehur se Erion Veliaj do të shkarkohet nga posti i kryebashkiakut të Tiranës ndoshta që nesër, pasi sipas tij, fatin politik të Veliajt e ka përcaktuar vetë kryeministri Edi Rama. Komentet Këlliçi i bëri në ‘Ditari i Pasdites’ me gazetarin Pandi Gjata në A2 CNN, ku tha se të gjitha provat e paraqitura nga avokatët e Veliajt, bëhen me qëllim që të përmenden më pas në Strasburg, por shtoi se të gjitha tentativat e tij për pafajësi do të dështojnë. Ai tha gjithashtu se karakatina e futur me dhunë në Bashkinë e Tiranës, sot është banor i burgut të Durrësit, përcjell A2 CNN. “Reagimi i avokatëve të Veliajt ishte qesharak. Nivel mediokër siç është edhe vetë kryebashkiaku i Tiranës. Kur flasim për një kryetarë të zgjedhur me votë në mënyrë demokratike, ndërkohë që shtabin e tij elektoral...