Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Veliaj i përgjigjet Këshillit Bashkiak:Nuk jam informuar me shkaqet e shkarkimit tim
Nga qelia, kryebashkiaku Erion Veliaj i është përgjigjur nëpërmjet një letre Këshillit Bashkiak ende s’është njoftuar zyrtarisht mbi rendin e mbledhjes së nesërme, duke theksuar se Sekretari i Këshillit s’ka tagër të vendosë se si e bën komunikimin. Ai kërkon të votohet për praninë ose jo të tij në Këshill. “Në përgjigje të shkresës nr. 32059/2 prot, datë 22.09.2025, me firmën e sekretarit të Këshillit Bashkiak, evidentojmë se nuk përmban vendimmarrjen me votim të Këshillit Bashkiak lidhur me garantimin e të drejtave kushtetuese të Kryetarit të Bashkisë në procedurën e shkarkimit të iniciuar ndaj tij, si organi që ka kompetencën për të vendosur mbi praninë, dëgjimin dhe mbrojtjen e Kryetarit të Bashkisë. Sekretari i Këshillit Bashkiak nuk mund të marrë përsipër rolin e një organi...