Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Mbledhja e Këshilli Bashkiak të mbahet urgjentisht sot”, Teliti: Shkarkimi i Veliajt duhet të ndodhë sa më shpejt
Dorian Teliti ka kërkuar mbledhjen sot ‘urgjente’ të Këshillit Bashkiak për shkarkimin e Erion Veliaj nga detyra si kryetari i Bashkisë Tiranë. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ai shprehet se “Çdo shkelje/devijim nga rregullat ligjore do të rëndojë nesër mbi qytetarët e Tiranës me faturë dëmshpërblimi prej qindra mijëra eurosh si pasojë e shkeljeve proceduriale” Teliti e mbyll reagimin e tij duke thënë se “shkarkimi i Veliaj duhet të ndodhë sa më shpejt, por gjithmonë duke respektuar procedurën ligjore”. “Kryesia e Këshillit Bashkiak duhet të mblidhet URGJENTISHT SOT për të garantuar që procedura e shkarkimit të Erion Veliajt të zhvillohet në përputhje me ligjin (duke filluar nga e dëgjesa e tij në mbledhjen e Këshillit). Çdo shkelje/devijim nga rregullat ligjore do të rëndojë nesër...