Lamallari priti në takim Dumanin: Prezantova projektet e qeverisë. Reagon opozita: SPAK nuk është nën varësinë e ekzekutivit

Lamallari priti në takim Dumanin: Prezantova projektet e qeverisë. Reagon opozita: SPAK nuk është nën varësinë e ekzekutivit

Ministri i ri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka pritur sot në një takim kreun e SPAK, Altin Dumani. Lajmi u bë i ditur nga vetë ministri Lamallari, i cili përmes një postimi në rrjetin social Facebook, sqaron se ndau me kreun e SPAK prioritetet e ministrisë së Drejtësisë si pjesë e Programit Qeverisës 2025-2029, në përputhje të plotë dhe me detyrimet e ndërmarra në kuadër të negociatave me Bashkimin Evropian. “Mirëprita sot në një takim drejtuesin e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Z. Altin Dumani. Ndava me të prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë si pjesë e Programit Qeverisës 2025-2029, në përputhje të plotë dhe me detyrimet e ndërmarra në kuadër të negociatave me Bashkimin Evropian. Shteti i së Drejtës është themeli...